Calderon thotë se Perez kurrë nuk do ta shkarkojë Zidane

Sport April 26, 2018 - 22:35

Ramon Calderon beson se Zinedin Zidane nuk do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Real Madridit derisa aty është president Fiorentino Perez

Për momentin Zidane është në kërkim të trofeut të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve dhe është njëri prej trajnerëve që ka fituar shumë tituj me Real Madridin gjatë kohës sa është trajner.

M’u për këtë, sipas ish presidentit të Real Madridit ai nuk do të largohet nga Satiago Bernabeu pavarësisht formës e Los Blancos.

“Largimi i Zinedine Zidane? Ai nuk do të largohet nga klubi vetëm nëse vendos vet. Fillimisht ai nuk dëshironte të ishte trajner, nuk ishte gati. E pranojë punën sepse është trim dhe tani po ka sukses”, tha Calderon për gazetën The Sun.

“Pati sukses dhe m’u për këtë mendoj se presidenti nuk do ta largojë. Nëse Zidane shkarkohet mendoj se ky është një vendim i tij personal dhe jo i klubit”, tha në fund ish presidenti i Los Blancos.