Kjo është deklarata e Driton Kukës pas suksesit të Norës dhe Distrias në Evropian

Sport April 26, 2018 - 19:28

Trajneri Driton Kuka ndihet i lumtur me suksesin që e arritën dy garueset e tij në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Tel Aviv të Izraelit, shkruan zeri.info.

Nora Gjakova u shpall kampione evropiane sot, kurse Distria Krasniqi nënkampione evropiane.

Image

“Botës shqiptare përshëndetje prej kampiones evropiane, Nora Gjakova dhe nënkampiones, Distria Krasniqi. Dy medalje për shtetin tonë nga Kampionati Evropian në ditën e parë”, ka shkruar trajneri i suksesshëm në rrjetin social, Facebook. /Zëri/