E JASHTËZAKONSHME: Nora Gjakova, kampione e Evropës

Sport April 26, 2018 - 18:36

Nora Gjakova është shpallur kampione e Evropës në xhudo, shkruan zeri.info.

Xhudistja pejane ka shkëlqyer në evenimentin që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit duke i mposhtur kundërshtaret një pas një, për ta fituar në fund medaljen e artë.

Në finalen e madhe, Nora e mposhti gjermanen Theresa Stoll, për ta fituar për herë të parë titullin e kampiones evropiane, derisa tri herë kishte përfunduar e treta, duke e fituar të bronztën.

Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për Norën dhe për sportin kosovar në përgjithësi. /Zëri/