Evropiani i xhudos: Distria nënkampione e Evropës, fiton të argjendtën

Sport April 26, 2018 - 17:51

Distria Krasniqi është shpallur nënkampione e Evropës në xhudo, shkruan zeri.info.

Xhudistja pejane e ka fituar medaljen e argjendtë pasi ka depërtuar deri në finale, në evenimentin që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Në finale, “Disi” është mposhtur nga rusja Natalia Kuziutina.

Pa asnjë dyshim, medalja e argjendtë është një sukses i jashtëzakonshëm për Distria Krasniqin dhe për sportin kosovar në përgjithësi. /Zëri/