Evropiani i xhudos: Edhe Nora siguron gjysmëfinalen

Sport April 26, 2018 - 14:22

Pas Distria Krasniqit, edhe Nora Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Tel Aviv të Izraelit, shkruan zeri.info.

Xhudistja pejane e ka kaluar rrethin e parë duke e mposhtur xhudisten nga Azerbajxhani, Ichinkhorloo Munkhtsedev.

Në rrethin e dytë, Nora e mundi britaniken Acelya Toprak.

Ndërkaq, në rrethin e tretë ishte më e mirë se portugezia Telma Monteiro për ta fituar grupin dhe për të shkuar në gjysmëfinale.

Nora ka mundësi të mira për të fituar medalje në kategorinë 57 kilogramë. /Zëri/