Evropiani i xhudos: Distria në superformë, siguron gjysmëfinalen

Sport April 26, 2018 - 13:57

Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Tel Aviv të Izraelit, shkruan zeri.info.

Xhudistja pejane e ka kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti polaken Karolina Pienkowska.

Ndërkaq, në atë të tretë e mposhti hungarezen Reka Pupp për ta fituar grupin dhe për të shkuar në gjysmëfinale.

“Disi” ka mundësi të mira për të fituar medalje në kategorinë 52 kilogramë. /Zëri/