E RRALLË: Atmosferë e jashtëzakonshme në kategorinë e tretë të basketbollit kosovar!

Sport April 26, 2018 - 13:46

Derisa palestrat sportive nuk po mbushen sa duhet në disa ndeshje të Superligës së Kosovës në basketboll, krejt e kundërta po ndodhë në Ligën e Dytë, respektivisht kategorinë e tretë të basketbollit kosovar, shkruan zeri.info.

Palestra sportive e shkollës Don Bosko është mbushur sot në ndeshjen që po e zhvillojnë ekipi vendës, Don Bosko ndaj Istogut, e vlefshme për “Play-Off”-in e kësaj lige.

Image

Istogu e ka fituar lojën e parë në Pejë me 11 pikë epërsi dhe Don Boskos i duhet të fitojë me së paku +12 pikë për ta siguruar një vend në Ligën e Parë (kategoria e dytë e basketbollit).

Sidoqoftë, Don Bosko është për duartrokitje sa i përket shikueshmërisë. /Zëri/