Evropiani i xhudos: Fiton Nora Gjakova

Sport April 26, 2018 - 12:08

Nora Gjakova ka kaluar në rrethin e dytë në Kampionatin Evropian të xhudos, shkruan zeri.info.

Xhudistja pejane e ka mposhtur në rrethin e parë xhudisten nga Azerbajxhani, Ichinkhorloo Munkhtsedev.

Nora e kishte fituar medaljen e bronztë në tri vjetët e fundit, ndërsa këtë herë synon t’i përmirësojë këto statistika. /Zëri/