Houston kualifikohet tutje

Sport April 26, 2018 - 11:58

Houston Rockets është kualifikuar tutje në fazën tjetër të ndeshjeve të “Play-Off”-it pas triumfit 4:1 me rezultat të përgjithshëm ndaj Minnesota Timberwolves, transmeton zeri.info

Në ndeshjen e pestë mes dy klube Rockets triumfuan me rezultatin 122:104. Clint Capela me 26 pikë, 15 asistime dhe 1 kërcim dhe James Harden me 24 pikë, 5 kërcime dhe 12 asistime ishin më meritorët për këtë fitore të Rockets.

Për Timberwolves më i dalluari ishte Karl-Anthony Towns, i cili realizoi 23 pikë 14 kërcime dhe 4 asistime.

Cleveland Cavaliers ka korrur fitoren e tretë ndaj Indian Pacers, duke e çuar në 3:2 rezultatin e përgjithshëm.

Kësaj radhe Cavaliers fituan në shtëpi me rezultatin 98:95.

“Mbreti” Lebron James ishte i pandalshëm në këtë takim duke realizuar plot 44 pikë, 10 kërcime dhe 8 asistime, ndërsa në këtë fitore ndihmoi edhe Kyle Korver me 19 pikë dhe 6 kërcime.

Rezultatet: Houston – Minnesota 122:104 (4:1), Cleveland – Indiana 98:95 (3:2), Toronto – Washington 108:98 (3:2), Oklahoma – Utah 127:99 (2:3).