Sonte, derbi i fqinjëve Bashkimi – Rahoveci

Sport April 26, 2018 - 11:26

Gjysmëfinalja e “Play-Offit” të basketbollit kosovar vazhdon me ndeshjen e dytë, që do të zhvillohet sonte në Palestrën e Sporteve “Sezai Surroi”.

Kjo përballje do t’i vë përballë fqinjët, Bashkimi dhe Rahoveci, shkruan sot gazeta Zëri.

Prizrenasit e mbyllën pjesën e rregullt të sezonit në pozitën e dytë, kurse rahovecasit e shkruan historinë duke u kualifikuar në “Play-Off” për herë të parë, ndërkohë që përfunduan në pozitën e tretë në tabelë.

Kjo ndeshje fillon në orën 19:30.

Ekipi që i fiton tri ndeshje në gjysmëfinale, kualifikohet në finale të “Play-Offit”.

Sigurisht, Bashkimi dhe Sigal Prishtina konsiderohen si favoritë për të luajtur në finalen e madhe. /Zëri/

Superliga – Gjysmëfinalja e “Play-Off”-it

E enjte

19:30 Bashkimi – Rahoveci