Miranda: Jam më i miri në Serie A

Sport April 26, 2018 - 11:15
Detajet

Qendërmbrojtësi i Interit, Joao Miranda e konsideron veten si më të mirin në Serie A për pozitën e tij, transmeton zeri.info

33-vjeçari është pjesë e “San Siros” që prej vitit 2015, ndërsa në të kaluar ka luajtur për Atletico Madridin, Sochauxin dhe Sao Paulon.

“Në aspektin e përvojës, por jo vetëm të kësaj, e konsideroj veten si mbrojtësin më të mirë në Serie A”, deklaroi Miranda.

“Mendoj se jam i kompletuar si mbrojtës, si në teknikë dhe në shpejtësi. Jashtë fushës jam shumë i qetë dhe gjithmonë mendoj para se të veproj. E kam këtë sjellje edhe në fushë gjithashtu”, shtoi ai.

“Loja më e mirë që e kam pasur me Interin ka qenë fitorja 3:2 ndaj Milanit. Ishte një ndeshje e mrekullueshme dhe fitorja në derbi gjithmonë është në ndjenjë e veçantë”, u shpreh braziliani./Zëri