Salah e meriton nominimin për 'Topin e artë'

Sport April 26, 2018 - 10:47
Detajet

Mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren thotë se bashkëlojtari i tij Mohamed Salah e meriton që të dominohet për “Topin e Artë” përkrah Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, transmeton zeri.info

Salah është duke përjetuar edicionin më të mirë në karrierë dhe ka shënuar plot 43 gola në të gjitha garat këtë edicion.

“Ai është njeriu i momentit. Ai është duke u kthyer në një yll. Duket e thjeshtë ajo që bën, por është shumë e vështirë”, deklaroi Lovren.

“Nëse vazhdon kështu, nuk e di nëse është koha e duhur për ta vënë në presion, por besoj që duhet të jetë njëri prek tre më të mirëve të botës në fund të këtij viti”, shtoi kroati.

“Ai meriton që të përmendet për ‘Topin e Artë’, kur njerëzit flasin për Messin dhe Ronaldon, ata duhet të flasin edhe për Salahun”, u shpreh ai./Zëri