Ramos: Ende kemi punë

Sport April 26, 2018 - 10:40

Sergio Ramos thotë se Real Madridi ka ende punë për të arritur në finale të Ligës së Kampionëve, pavarësisht fitores 1:2 si mysafir në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Bayern Munichut.

“Ne është pritur që të fitonim 3:0m por dihej se do të ishte e vështirë”, deklaroi Ramos.

"Kështu është Liga e Kampionëve dhe ne jemi të kënaqur që e përjetuam një ndeshje më madhe. Ekipi bëri një paraqitje solide, u mbrojt mirë dhe ne ishim në dijeni se nuk do të ishte e lehtë. Është shumë e vështirë të luash këtu ndaj një kundërshtari të madh dhe tifozëve të tyre që e dinë vlerën e Ligës së Kampionëve”, shtoi reprezentuesi spanjoll.

“Ne tani duhet ta kryejmë punën në ‘Bernabeu’. Ende nuk kemi arritur asgjë dhe duhet të jemi gjakftohtë dhe të tregojmë respekt për Bayernin”, u shpreh ai./Zëri