E çuditshme çfarë ndodhi në ndeshjen Bayern Munich – Real Madrid

Sport April 26, 2018 - 08:23
Këtë ndoshta nuk e keni vërejtur

Statistikë e rrallë nga dueli mes Bayern Munichut dhe Real Madridit në Allianz Arena.

Bayern Munich krijoi shumë por u mposht në Allianz Arena nga Real Madrid me rezultat 1:2 në ndeshjen e tyre të parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

“Marca” e përshkruan si të “çuditshme” fitoren e “Los Blancos” në Munich.

Kjo për faktin se Bayern Munich pati 17 tentime prej tyre 7 në portën e Real Madridit dhe realizoi vetëm një gol, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, mysafirët dolën fitues me 5 tentime prej të cilave 4 në portën e kundërshtarit.