Flet trajneri i Bayernit, befason me deklaratën e tij

Sport April 25, 2018 - 23:50
Jupp Heynckes befason me këtë deklaratë

Skuadra e Real Madridit ka fituar në ‘Allianz Arena’ me rezultatin 1-2.

Ekipi i Realit fitoi ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve dhe tashmë ka një avantazh për ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Santiago Bernabeu, falë dy goalve të shënaur në ndeshjen si mysafir, transmeton GazetaBlic.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Bayernit, Jupp Heynckes ka folur për media.

Trajneri tregoi se skuadra e tij ka humbur nga gabimet e bëra.

“Ne i dhamë Real Madridit dy gola nga gabimet e qarta dhe patëm shumë shanse që nuk i shfrytëzuam, kështu që nuk është për t’u habitur që kemi humbur”, tha Heynckes.

“Unë kurrë nuk kam parë një ekip të Real Madridit që ka lejuar kaq shumë shanse, kështu që ne nuk po heqim dorë as tani”, përfundoi trajneri.