Mbyllet ndeshja Bayern – Real, ky është rezultati final!

Sport April 25, 2018 - 22:39
Ky është rezultati final!

Është mbyllur tashmë ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Bayern Munichut dhe Real Madridit, e cila u zhvillua në stadiumin “Allianz Arena”, shkruan zeri.info.

“Los Blancos” kanë fituar me rezultat 2:1 falë golave të Marcelos dhe Marco Asensios.

Ndërkaq, goli i vetëm i Joshua Kimmich ishte i pamjaftueshëm për gjigantin bavarez.

Me këtë rast, Reali e bëri një hap të madh drejt finales së Championsit, kurse Bayerni duhet të fitojë në Madrid nëse dëshiron të shkojë në finale. /Zëri/