Prishtina – Ylli, kështu u mbyll gjysmëfinalja e ‘Play-Offit’

Sport April 25, 2018 - 21:26

Është mbyllur tashmë ndeshja e parë gjysmëfinale e “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan zeri.info.

Sigal Prishtina është takuar me Golden Eagle Yllin në kryeqytet, të cilin e ka mposhtur me rezultat 84:76.

Çereku i parë iu ka takuar mysafirëve nga Theranda, 18:14, kurse në atë të dytë bindshëm më të mirë ishin Bardhekaltrit, 28:13, për ta mbyllur pjesën e parë me epërsi 11 pikëshe, 42:31.

Edhe në 10 minutëshin e tretë therandasit ishin paksa më të mirë, 25:22, derisa periudha e katërt dhe e fundit ishte e nivelizuar, 20:20, e cila ua mundësoi prishtinasve ta sigurojnë fitoren e parë. /Zëri/