Klubi i njohur ia mësyn Shaqirit

Sport April 25, 2018 - 15:01

Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Stoke City në fund të këtij sezoni, shkruan zeri.info.

Dhe, mundësitë për futbollistin kosovar nuk janë të pakta.

Në fakt, para se të transferohej tek Stoke, përfaqësuesin zviceran në vitin 2015 e donte edhe Evertoni.

Por, pasi tash ekipi aktual i tij është pranë rënies nga Premierliga, ka klubet që e duan ish-futbollistin e Baselit, Bayernit dhe Interit.

Sipas mediave angleze, Evertoni ia ka mësyrë përsëri futbollistit kosovar. /Zëri/