Pochettino e konsideron klubin më të madh evropian

Sport April 25, 2018 - 14:18

Sezoni aktual mund të jetë i fundit për Zinedine Zidanen në krye të Real Madridit, shkruan zeri.info.

Edhe pse ka ende gjasa ta fitojë trofeun e tretë të Ligës së Kampionëve radhazi, spekulohet se trajneri francez do të ndahet me klubin spanjoll pas përfundimit të këtij edicioni.

Prandaj, mediat e huaja kanë nisur të spekulojnë se kush do të mund të jetë pasardhësi i “Zizou” në “Santiago Bernabeu”.

Për këtë duket se i ka hequr dyshimet “Yahoo Sport UK”, sipas të cilës, Mauricio Pochettino është duke e konsideruar mundësinë e largimit nga Tottenhami për ta marrë në dorë ekipin “Los Blancos” gjatë verës.

Reali i ka humbur gjasat për ta fituar titullin e kampionit në La Liga dhe krejt shpresat i ka tek Championsi.

Nëse dështon edhe këtu, Zidane do të largohet gjithsesi. /Zëri/