Tre objektivat e PSG-së me trajnerin e ri

Sport April 25, 2018 - 14:09

Paris Saint-Germaini pritet të bëjë ndryshime rrënjësore në ekip gjatë kësaj vere.

I pari që do të largohet do të jetë trajneri Unay Emery, i cili nuk i bindi drejtuesit e klubit francez, mbi të gjitha pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, që është bërë synim kryesor i klubit francez, pas dominimit absolut në Ligue 1 viteve të fundit.

Trajneri i ardhshëm i klubit nga kryeqyteti francez, Thomas Tuchel tashmë i ka veçuar tre futbollistët që i do në Francë pasi ta marrë ekipin në dorë gjatë verës.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja franceze, “Le Parisien”, përcjellë zeri.info.

Ish-trajneri i Borussia Dortmundit thuhet se i do lojtarët, Philipp Max, Omer Toprak dhe Max Meyer.

Mbetet të shihet nëse kryesia e klubit do t’ia plotësojë dëshirat trajnerit të ri. Nga PSG-ja priten edhe largime pas përfundimit të sezonit. /Zëri/