Gjiganti evropian pas Mbappes

Sport April 25, 2018 - 14:07

Real Madridi është duke menduar të përforcohet gjatë verës, mbi të gjitha në rapartin ofanziv, ku po çalon sivjet, shkruan zeri.info.

Në dy vitet e fundit “Los Blancos” ishin joaktivë në “treg”, por tash konsiderojnë se ka ardhur koha për ta hapur kasën.

Qendërsulmuesi Karim Benzema dhe mesfushori ofanziv i krahut të djathtë, Gareth Bale pritet të largohen nga “Santiago Bernabeu” në fund të sezonit, ndërsa kampioni evropian i ka tashmë idetë e qarta për pasardhësit e tyre.

Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, Reali i ka përgatur 200 milionë euro si ofertë për ta bindur Paris Saint-Germainin që t’ia shesë yllin francez, Kylian Mbappe.

Ndërkohë, “Merengues” do të mundohen që gjatë verës që vjen ta transferojnë edhe brazilianin e PSG-së, Neymar. /Zëri/