Chelsea reziston për Moratan e Bakayokon

Sport April 25, 2018 - 14:05

Chelsea nuk do t’i shesë Alvaro Moratan e Tiemoue Bakayokon gjatë verës që vjen, edhe nëse vetë futbollistët do ta kërkojnë largimin nga “Stamford Bridge”.

Për këtë është e bindur e përditshmja britanike “The Telegraph”, përcjellë zeri.info.

Të dy lojtarët kanë hasur në vështirësi të ambientimit në sezonet e para me klubin nga Premierliga.

Me këtë rast, janë zgjuar edhe spekulimet se dyshja i ka bërë valixhet gati dhe se mund të largohet në përfundim të sezonit aktual.

Megjithatë, “Blues” e kanë ndërmend t’i rezistojnë çfarëdo kërkeseje, qoftë nga lojtarët për t’u larguar apo të ndonjë klubi që dëshiron t’i transferojë ata.

Klubi anglez duket se ka mësuar shumë nga shitja e parakohshme e Kevin De Bruyne e Mohamed Salah, të cilët më pas u bënë yje.

Andaj, dëshiron t’i mbajë edhe një kohë sulmuesin dhe mesfushorin. /Zëri/