Çmendet Serbia, ish kapiteni i tyre do ta vesh fanellën e kombëtares së Kosovës

Sport April 25, 2018 - 11:46

Serbia në këmbë!  Ata janë me dhimbje koke, nuk mund të besojnë se një futbollist shqiptar që u rrit në akademinë e Partizanit të Beogradit dhe ka qenë edhe kapiten për të rinjtë e Serbisë, që mund ta vesh fanellën e kombëtares së Kosovës. Arton Zekaj mund ta vesh  së shpejti fanellën e kombëtares së Kosovës.

"Ftesa ka arritur, por do të mendoj me kujdes për vendimin. Ende nuk ka asgjë përfundimtare", tha 18-vjeçari Zekaj për Blic serb. Futbollisti ka lindur në Sombor  dhe ka pasaportë serbe. Zekaj është aktualisht anëtar i Sopoti dhe lojtari më i mirë i ligës së tretë.

"Ne kemi treguar interes të madh për një futbollist të ekipit të të rinjve të Serbisë që të paraqitet për ekipin kombëtar të Kosovës. Ne e dimë mirë cilësinë e tij dhe ne shpresojmë se çdo gjë do të dal mirë. Unë shpresoj se nuk do të ketë asnjë problem, ai është me origjinë nga Kosova, dhe ardhjen e tij për ne do thotë shumë", tha Fadil Vokrri, kryetar i FFK*së, për TV 2. Mediat serbe, si Kurir që njihet me shkrime skandaloze, shkruan se Zekaj mund të shkojë të Kosova, një shtet që nuk ekziston sipas tyre!