Klopp e ka një porosi për tifozët

Sport April 24, 2018 - 23:32
Lexo detajet

Jurgen Klopp ka folur pas fitores së thellë të Liverpoolit ndaj Romës në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli fitoi me rezultat 5:2 takimin e parë në ‘Anfield’, derisa Romës do t’i duhet një tjetër mrekulli për të shpresuar në kualifikimin.

“Ne jemi Liverpooli. Është një futboll gjithëpërfshirës, gjithçka është e prëfshirë, dhe ne shkojmë në mënyrën më të vështirë”, tha pas ndeshjes Klopp.

“5-2 është një rezultat fantastik [pavarësisht dy golave të pësuar]. As nuk mund ta kem imagjinuar këtë rezultat”, pohoi ai.

“Shënuam më shumë. Tingëllon e çmendur, por ishte një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve”, tha tekniku gjerman.

Lidhur me lëndimin e Oxlade-Chamberlaim, gjermani nuk u shpreh aspak optimist.

“Lëndimi i tij duket i keq. Dhe nëse e thoni këtë para një skanimi, asnjëherë nuk del të jetë lajm i mirë”, përfundoi Klopp. /Insporti.com