Trajneri i Suedisë tregon se a do të jetë Ibrahimovici në Botëror

Sport April 24, 2018 - 13:25
Detajet

Trajneri i përfaqësueses suedeze, Janne Anderson thotë se sulmuesi Zlatan Ibrahimovic nuk do të luajë në Kupën e Botës, që mbahet këtë verë në Rusi, transmeton zeri.info

Ibrahimovic së fundmi është transferuar në La Galaxy dhe ka realizuar tre gola në katër ndeshje në ligën amerikane.

“Ibrahimovici i tha jo kombëtares. Ai vendosi që të mos jetë në skuadër pas Kampionatit Evropian dhe unë e respektoj atë”, deklaroi Anderson.

“Nëse ju e refuzoni skuadrën, nuk mendoj që duhet të riktheheni, e respektoj atë që ka thënë dhe ata që thanë ‘po’.

(Ibrahimovic) nuk më ka thirrur, por ai përfundimisht nuk bën pjesë në planet për Kupën e Botës”, shtoi ai.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit ishte paraqitur 116 herë me fanellën e përfaqësueses suedeze dhe kishte realizuar plot 62 gola./Zëri