Rockets dhe Jazz me nga 3 fitore

Sport April 24, 2018 - 12:09

Houston Rockets ka shënuar fitoren e tretë ndaj Minnesota Timberwolves, duke kryesuar 3:1 me rezultat të përgjithshëm në ndeshjet e “Play-Off”-it, transmeton zeri.info

Rockets triumfuan si mysafirë me rezultatin 100:119. James Harden realizoi 36 pikë, 4 kërcime dhe 3 asistime, ndërsa fitoren e mysafirëve e ndihmoi edhe Chris Paul me 25 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime.

Te Timberwolves më i dalluari ishte Karl-Anthony Towns me 22 pikë, 15 kërcime dhe 2 asistime.

Me rezultatin e përgjithshëm 3:1 është duke kryesuar edhe Utah Jazz ndaj Oklahoma City Thunder.

Jazz korri fitore në shtëpi me rezultatin 113:96.

Donovan Mitchell shkëlqeu për Jazz me 33 pikë, 7 kërcime dhe 4 asistime.

Rezultatet: Minnesota – Houston 100:119 (1:3), Utah – Oklahoma 113:96 (3:1).