Presidenti i Torinos zbulon të ardhmen e Belottit

Sport April 24, 2018 - 11:54
Detajet

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo thotë se sulmuesi Andrea Belotti do të qëndrojë te klubi italian edhe në edicionin e ardhshëm, transmeton zeri.info

Reprezentuesi italian ka qenë shpeshherë objekt i spekulimeve rreth të ardhmes së tij, por Cairo thotë se pret që sulmuesi të qëndrojë në Torino.

“Nuk pendohem që nuk e shita Belotti në vitin e kaluar, qëllimi është që ta mbajmë atë edhe për edicionin e ardhshëm dhe të kemi një fillim të mirë”, deklaroi Cairo, i cili foli edhe për luftën për titullin e ligës italiane mes Juventusit dhe Napolit.

“Juventusi ende është një pikë mbi Napolin që duhet ta ruajnë me gjithë qenien e tyre. E rëndësishme për Napolin është që të mbajnë këmbët në toke. Ata ia dolën me sukses në një detyre të vështirë (në sfidën kundër Juventusit të dielën), edhe për mënyrën sesi e dominuan lojën”, u shpreh ai.