Alves: Do të rikthehesha te Barça

Sport April 24, 2018 - 11:17

Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Dani Alves thotë se do të rikthehej te Barcelona nëse do të kontaktohej nga klubi katalonjas, transmeton zeri.info

Reprezentuesi brazilian u largua nga gjigandi spanjoll në verën e vitit 2016 në drejtim të Juventusit, por ka refuzuar të hedhë poshtë ndonjë rikthim të mundshëm.

“Barcelona është shtëpia ime. Është e pamundur të them që nuk do të kthehesha”, deklaroi Alves.

“Do të rikthehesha nesër nëse Barcelona do të më thërriste”, shtoi reprezentuesi brazilian.

“U largova i lënduar sepse mendoj se kam luftuar shumë për të krijuar një histori të madhe te Barcelona. U largova me 23 tituj në tetë vite. E përfundova duke iu dhënë rezultate edhe më të mëdha dhe pastaj ata e mbyllën pa e respektuar historinë time. Ata donin që unë të kisha një lamtumirë dhe iu thashë jo sepse e konsideroj atë vend si shtëpinë time dhe kur një vend konsiderohet si shtëpia juaj, ju nuk keni nevojë t’i thoni lamtumirë”, u shpreh mbrojtësi, i cili është paraqitur në 38 ndeshe këtë edicion për parisienët./Zëri