Mustafi, i lumtur te Arsenali

Sport April 24, 2018 - 10:43

Shkodran Mustafi thotë se është i lumtur te Arsenali dhe nuk dëshiron të largohet nga klubi londinez, transmeton zeri.info

Futbollisti shqiptar është përballur me kritika të shumta gjatë këtij edicioni, por thotë se nuk mendon për largimin nga “Emirates”.

“Sezoni im ka qenë ashtu si i Arsenalit, me ulje dhe ngritje. Së fundmi jam paraqitur mirë”, deklaroi Mustafi.

“Jam falënderues që luaj për një klub si ky. Unë dua që të luaj këtu dhe jam i lumtur këtu. Sidomos sepse gjithmonë jam titullar kur jam në formë”, shtoi reprezentuesi gjerman.

“Unë jam kritikuesi më i madh i vetvetes. Thjesht ndodh që disa njerëz të flasin vetëm për gjërat negative”, u shpreh ish-mbrojtësi i Valencias, Sampdorias dhe Evertonit, i cili është paraqitur në 34 ndeshje deri më tani këtë edicion për londinezët.