Shitja e Coutinhos, një biznes i mirë

Sport April 24, 2018 - 10:26

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Stephen Warnock ka thënë se shitja e Philippe Coutinhos nga gjigandi anglez në afatin kalimtar të janarit për 160 milionë, ka qenë një biznes i mirë.

Gjithashtu, Warnock ka lavdëruar punën e trajnerit Jurgen Klopp në tregun  transferimeve.

“E di se tifozët ishin të shqetësuar se ishte zgjedhja e gabuar, por ajo shumë e parave tregon se është një biznes i mirë”, deklaroi Warnock.

“Dhe unë nuk mendoj që ka shumë lojtarë që Klopp i ka blerë ose shitur gjatë kohës së tij në klub për të cilët mund të thoni se ka qenë një blerje e tmerrshme ose kush po na mungon”, shtoi ai.

“Në fakt, unë do t’ia zgjasja dorën dhe do të thosha se transferimet e tij kanë qenë fantastike”, u shpreh Warnock./Zëri