Cuculi: Pas titullit, e duam edhe Kupën

Sport April 24, 2018 - 10:23

I lumtur për suksesin e Shkëndijës ishte edhe futbollisti Ardian Cuculi, që shpreson se Shkëndija do ta fitojë edhe Kupën e Maqedonisë, shkruan sot gazeta Zëri.

“Është hera e dytë që Shkëndija e fiton titullin kampion dhe unë për fat të mirë në të dyja rastet isha pjesëtar i kësaj familjeje të madhe dhe këtij suksesi të madh. Është një privilegj i madh dhe kemi emocione të shumta. Shpresojmë të mos ndalemi nga ky ritëm dhe për herë të parë në histori të klubit t’i fitojmë të dy trofetë”, deklaroi futbollisti shqiptar. /Zëri/