Montella afër shkarkimit?

Sport April 23, 2018 - 11:27

Sevilla pritet që ta shkarkojë nga detyra e trajnerit Vincenzo Montellan pas humbjes së thellë 5:0 në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës të shtunën.

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” kishte raportuar se drejtuesit e klubit spanjoll është pritur të mbanin një takim emergjent të martën, por çështja e mesfushorit Steven Nzonzi, i cili kishte dalë në lokale të natës menjëherë pas humbjes, ka bërë që ky takim të mbahet më herët.

Në këtë takim mendohet se është vendosur edhe për fatin e Montellas, raporton gazeta spanjolle.

Ish-trajneri i Milanit, Fiorentinës dhe Romës kishte marrë drejtimin e Sevillas vetëm në muajin dhjetor, por nuk ka pasur një ecuri të mirë të rezultateve së fundmi.

Njëri prej zëvendësuesve të mundshëm të Montellas shihet Joaquin Caparros./Zëri