Oblak, i pasigurt për të ardhmen

Sport April 23, 2018 - 11:09
Detajet

Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak thotë se askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, transmeton zeri.info

Reprezentuesi slloven është lidhur me disa emra të klubeve të mëdha evropiane së fundmi. Liverpooli dhe Paris Saint-Germaini janë dy prej ekipeve më të interesuar për shërbimet e portierit.

“S’ka ndonjë lajm të ri. Kam kontratë të cilën e nënshkrova para dy vitesh”, deklaroi Oblak.

“Se çfarë do të ndodhë nuk e di askush, e as unë. Preferoj që ta mbyllë në mënyrën më të mirë këtë edicion dhe shpresoj me ndonjë titull. Pastaj do të shohim, por unë e kam një kontratë. Nuk mendoj për asgjë tjetër përveç Atleticos”, shtoi reprezentuesi slloven, i cili është transferuar te klubi spanjoll nga Benfica në verën e vitit 2014./Zëri