Napoli gjithmonë besoi për 'Scudetto'

Sport April 23, 2018 - 10:46

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly insistoi se ekipi i tij asnjëherë nuk i humbi shpresat në garën për titullin e kampionit në Itali, transmeton zeri.info

Koulibaly shënoi golin e vetëm në sfidën kundër Juventusit, duke ndihmuar ekipin e tij që t’i afrohet në vetëm një pikë gjigandit torinez në luftën për titull.

“Ne editimi se do të ishte një ndeshje e vështirë dhe e rëndësishme, por ne bëmë gjithçka për të fituar, ne ia dolëm dhe mund të jemi krenarë për vetveten”, deklaroi Koulibaly.

“Qyteti ishte ndezur gjatë ditëve të fundit dhe kur i pamë të gjithë ata tifozë duke na përcjellë në aeroport, na bërë neve shumë të lumtur. Ne duam t’i falënderojmë ata dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë ishte fitorja”, shtoi ai.

“Juve është një ekip shumë i fortë, por ne treguam që Napoli mund të luftojë me ta. Ekipi gjithmonë ka besuar në ‘Scudetto’ dhe do të besojmë derisa matematika të thotë ndryshe. Është një pikë mes nesh, ne duam të fitojë çdo ndeshje prej tani e deri në fund”, u shpreh mbrojtësi./Zëri