Juve ende në epërsi

Sport April 23, 2018 - 10:36

Massimiliano Allegri thotë se Juventusi është ende në kontroll të garës për titullin në Serie A, pavarësisht humbjes 1:0 nga Napoli të dielën, transmeton zeri.info

Një gol në minutën e fundit nga Kalidou Koulibaly bëri që Napoli t’i afrohet në vetëm një pikë Juventusit, duke e mbajtur kështu ende të hapur luftën për titullin e kampionit.

“Ishte nj ndeshje e tmerrshme nga të dyja ekipet. Ishin të dobëta dhe mezi godisnin drejt portës. Ne kishim disa vështirësi, por duhej të kishim pasur më shumë kujdes në fund që të mos pranonim atë gol nga ndërprerja”, deklaroi Allegri.

“Është një ndeshje kokë më kokë dhe gjithçka mund të ndodhë në këto situata. Tani kemi një ditë për të pushuar, pastaj duhet të përgatitemi për ndeshjen që mendoj se do të jetë vendimtare për edicionin tonë, atë kundër Interit”, shtoi italiani.

“Ne ende jemi në krye të tabelën, ne ende e kemi avantazhin”, u shpreh ai./Zëri