Llapi e Drita bëjnë be që nuk bënë shitblerje të lojës

Sport April 22, 2018 - 19:08
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Tahir Batatina dhe ekipi i tij Llapi përpos ballafaqimit me Dritën sot u përballën edhe me tifozët e tyre, prej të cilëve klubi nga Podujeva u akuza për shitje të lojës ndaj Dritës.

Trajneri dhe donatori i këtij klubi, Batatina, pas ndeshjes ka bërë be që Llapi nuk e ka shitur lojën, raporton "Zëri".

“U betohem të gjithë qytetarëve të Llapit se kurrë në jetën time as nuk kam shitur e as nuk kam blerë lojë. U betohen në katër fëmijët e mi, në familjen time. Por, derbin e prishën disa portale që publikuan të pavërteta dhe kjo na u kthye me presion nga publiku ynë”, ka deklaruar Batatina, i cili sa i përket lojës e akuzoi gjyqtarin Genc Nuza, për të cilin tha se me vendimet e tij i bëri dëme të mëdha Llapit.

Në anën tjetër, edhe trajneri Bekim Isufi garantoi se derbi u zhvillua në frymën e “fair-play”-t. “Ne do t’i padisim ato portale që shpifën. Duhet pasur kujdes karshi kredibilitetit të një klubi si Drita dhe ndaj kredibilitetit tonë si njerëz, familjarë dhe si profesionistë”, ka theksuar ai, i lumtur me fitoren e madhe të ekipit të tij. /Zëri/