Batatina betohet që nuk e ka shitur ndeshjen

Sport April 22, 2018 - 17:54

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka deklaruar se nuk ka asgjë të vërtetë sa i përket kurdisjes së ndeshjes Llapi – Drita, raporton zeri.info

“Derbin e kanë prishur portalin. Ju betohem tifozëve të Llapit se kurrë në jetë nuk kam shitur lojë. Mendoj se presioni i portaleve e ka prishur derbin. Kjo ka ndikuar negativisht. Publiku ka menduar që ka diçka të vërtetë”, deklaroi Batatina, i cili u ankua për gjyqtarin e ndeshjes Genc Nuza.

“Referi nuk i ka akorduar 2 penallti të pastra”, është shprehur ai.

“Derbin e prishën portalet. Edhe referi ndikoi negativisht”, shtoi llapjani./Zëri