Isufi mohon kurdisjen

Sport April 22, 2018 - 17:49

Trajneri i Dritës, Bekim Isufi ka mohuar që ndeshja mes Dritës dhe Llapit është kurdisur, raporton zeri.info

Gjilanasit fituan 3:1 në Llap, ndërsa më herët gjatë ditës ishte raportuar nga disa media online se kjo ndeshje është e kurdisuar.

Këto i ka mohuar Isufi.

“Duhet te kemi kujdes. Mendoj se ata qe i kanë bërë këto gjëra duhet të dalin para drejtësisë. Ne kemi profesionalizëm. Nuk e di se kujt i kanë shërbyer këto lojëra” ka thënë Isufi./Zëri