Fitojnë Lazio dhe Interi

Sport April 22, 2018 - 16:57

Lazio dhe Interi kanë fituar në takimet e tyre të sotme në ligën italiane, për të vazhduar kështu luftën mes tyre për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve transmeton zeri.info

Lazio mposhti Sampdorian me rezultatin e thellë 4:0. Sergej Milinkovic-Savic (32’), Stefan de Vrij (43’) dhe Ciro Immobile (85’, 88’) shënuan për fitoren e klubit kryeqytetas.

Interi ka triumfuar 1:2 në udhëtim te Chievo. Mauro Icardi në minutën e 52-të dhe Ivan Perisic (61’) shënuan për Interin, ndërsa golin e vetëm për vendasit e realizoi Mariusz Stepinski (90’)./Zëri