Berisha çon ekipit e tij në gjysmëfinale

Sport April 22, 2018 - 14:51

Besart Berisha, ka realizuar një gol të bukur për Melbourne Victoryn duke e çuar skuadrën e tij në gjysmëfinale të “Play-Off”-it në ligën australiane, shkruan zeri.info

Futbollisti kosovar realizoi gol me gërshërë në minutën e 89-të për të siguruar fitoren 2 :1 ndaj Adelaide Unitedit.

Goli i Berishës i siguroi ekipit kualifikimin në gjysmëfinale, ku do të takohet me Sydneyn.