“Kërrsh” në ring në mes shqiptarit dhe gjermanit

Sport April 22, 2018 - 14:43

Senad Gashi e ka humbur meçin nga Tom Schwarz duke u diskualifikuar. Kjo pasi boksieri kosovar nga Peja e ka goditur me kokë kundërshtarin në mënyrë të pavullnetshme në raundin e dytë, duke bërë që Schwarz të binte në tokë dhe të humbte kthjelltësinë, shkruan zeri.info

Gashi u ndëshkua me dy pikë dhe lufta vazhdoi, por gjermanët reaguan.

Boksieri Schwarz simuloi në dy kontakte të tjera të lehta, duke bërë që në raundin e 4-të gjyqtarët ta diskualifikojnë boksierin shqiptar. Kjo ka nervozuar Gashin dhe stafin e tij, të cilët e sulmuan boksierin gjerman për të sjelljet e rrejshme të tij.

Kjo ka ndodh menjëherë pas ndërprerjes së duelit, me ç’rast është krijuar një tollovi e madhe në ring.

Është desh ndërhyrja e forcave të sigurisë për ta qetësuar situatën, e cila për pak u përshkallëzua në masë të madhe. Gashi në ring ishte ngjitur me 16 fitore, të gjitha me “Knock Out”, kurse humbja e pësuar nga gjermani me diskualifikim ishte e padrejtë./Zëri

Image

Image

Image

Image