Lindja dhe rritja e 'Arenës Kombëtare', Rama publikon videon

Sport April 22, 2018 - 13:55

Kryeministri Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video nga stadiumi në ndërtim “Arena Kombëtare”.

“Mirëmëngjesi! Dhe me këtë ditar filmik të lindjes e rritjes së “Arenës Kombëtare”, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Kryeministri.

Ndërkohë, “Arena Kombëtare” ka marrë formë tashmë, ku tri tribuna janë thuajse të përfunduara dhe tashmë po punohet për tribunën kryesore.

Tribuna karshi është pothuajse drejt përfundimit, sa i takon konstruksionit të betonit dhe atij metalik, me punimet kanë arritur deri në katin e fundit të stadiumit, ku ka mbetur vetëm një pjesë për tu plotësuar.

Në tribunën jugore mbrapa portave është për t’u plotësuar vetëm një sektor ku do të jetë kulla e kontrollit, e cila do të ketë lartësinë e impiantit. Punimet kanë ecur me ritme të larta edhe në tribunën veriore mbrapa portave, ku skelat janë ngritur thuajse deri në fund.

Impianti me kapacitet 22 mijë vendësh pritet të përfundojë plotësisht gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.