Në këtë datë do të zhvillohet meçi i radhës i Haxhi Krasniqit

Sport April 22, 2018 - 12:44
Ky është kundërshtari i Haxhi Krasniqit

Boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi, ka paralajmëruar meçin e tij të radhës, raporton “Zeri.info”.

Kundërshtar i Krasniqit është boksieri rus Stanislav Kashtanov.

Ky duel do të zhvillohet më dy qershor, përcjell “Zeri.info”.

Kujtojmë se Kashtanov deri më tash ka të zhvilluara 38 duele, nga të cilat 36 i ka të fituara dhe vetëm dy humbje.

Kashtanov është 33-vjeçar dhe më herët ka qenë mbajtës i titullit të botës në WBA. Këtë titull e kishte humbur në vitin 2015 dhe që atëherë ka pasur edhe tri meçe e tri fitore dhe njëjtë si Krasniqi kërkon që si kampion evropian në EBU, të fitojë mundësinë të luftojë për titull bote.

Në anën tjetër për 31-vjeçarin junikas, nuk ka nevojë të thuhet se meçi është i një rëndësie shumë të madhe, nëse jo përcaktuese për të ardhmen e tij në majën e boksit botëror. /ZËRI/