Gjimshiti e merr një super-lajm pas fitores ndaj Milanit

Sport April 22, 2018 - 11:01
Ky është super-lajmi që mori futbollisti shqiptar

Nëse Benevento arriti që të përjetojë një mbrëmje lavdie në stadiumin “San Siro”, skuadra dhe tifozët duhet të falënderojnë edhe mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili në sytë e analistëve italianë ka qenë gati perfekt dhe i vlerësuar me notën 7, lojtari më i mirë në fushë, së bashku me mesfushorin Sandro.

“Bëri vetëm një gabim në dalje, në pjesën e parë, por fatmirësisht pa dëme. Pa dyshim ndeshja e tij më e mirë sezonale: shumë rikuperime, i fortë, një stopim i kundërsulmit të Milanit në superioritet numerik që ka vlerën e një goli! Shkurt, një paraqitje prej gjiganti”.

Benevento fitoi minimalisht 1:0.