Trepça ‘89 suspendon tre futbollistë, dyshon se ia humbën titullin qëllimisht

Sport April 21, 2018 - 20:53
Ja cilët janë këta lojtarë

Trepça ‘89 i ka suspenduar tre futbollistë te të cilët madje dyshon se qëllimisht e kanë larguar nga lufta për titull në favor të klubeve tjera, thuhet në njoftimin e këtij klubi  raporton Zëri.

Ata janë Shend Kelmendi, i cili më herët ishte liruar nga FC Prishtina, Festim Krasniqi dhe Argjend Mustafa.

Njoftimi i plotë i klubit: 

Informatë ... 21.04.2018, Mitrovicë

KF Trepça 89  nga Mitrovica informon opinionin e gjerë për suspendimin e tre futbollistëve. 

Kryesia e klubit Trepça 89  pas mbledhjes se saj të mbajtur me 21.04.2018 merr vendim,

Suspendon këta lojtarë:

1. Shend Kelmendi

2. Argjend Mustafa

3. Festim Krasniqi

 Arsyetim:

Futbollistët e lart përmendur pas séancës stërvitore të mbajtur me 20.04.2018 ( e Premte ) janë futbollist që gjendën në mesin e 18 futbollistëve për ndeshjën e javës 28 me KF Gjilanin, të njejtit të nesërmen (e Shtune) sipas protokollit të klubit nuk u paraqitën në drekën e përbashkët dhe nuk udhtuan për zhvillimin e ndeshjës në Gjilan, duke bojkotuar klubin. Ne jemi të informuar se ky veprim i tre futbollistëve është bërë me qëllim të caktuar për ta dëmtuar klubin KF Trepca89 dhe për favore të kubeve tjera. Klubi futbollistik duke shikuar rrethanat e ngjarjës dyshon që keta tre futbollist kanë bashkëpunuar me idivide të caktuar për favore të klubeve tjera, po ashtu janë shkaktar të cilët na larguan nga gara për tititull Kampion “ Ata e dine pse” Jemi të detyruar të tregojm se futbollistëve në fjal i kemi kryer të gjitha obligimet finaciare sipas kontratës së punës. Në bazë të statutit të klubit, rregullorës mbi të punësuarit dhe rregullorës disiplinore, KF Trepca89  pas analizës së gjerë dhe informatave, futbollistët nuk ju kane përmbajtur rregulloreve të lartë përmendura, prandaj klubi merr vendim për aprovimin e masës ndëshkuese, suspendim nga komisioni disiplinor i klubit.

 

 Me respekt 

Kryesia e klubit KF Trepça 89 FC - Mitrovicë