Emery: Wenger mund të emërohet trajner i PSG-së

Sport April 21, 2018 - 20:08
Kjo erdhi pas lajmërimit që Wenger në fund të sezonit do të largohet nga Liverpool

Unai Emery beson se Arsene Wenger mund të bëhet trajner i Paris Saint-Germainit në të ardhmen.

Wengeri shkaktoi tronditje të premten kur njoftoi se do ta lërë Arsenalin në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund qëndrimit të tij 22-vjeçar në klubin londinez, transmeton Gazeta Express.

Siç ka zbuluar edhe Goal.com, Wengeri nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli dhe synon kthimin e menjëhershëm në zejen e trajnerit, me shumë mundësi duke marrë drejtimin e ndonjë kombëtareje apo rolin e drejtorit sportiv.

LEXO EDHE: Formacioni historik i Wengerit te Arsenali

Emery, i cili pritet të shkarkohet nga posti i trajnerit të PSG-së pas përfundimit të këtij sezoni, beson se trajneri francez mund të jetë pasardhës i tij.

“Ai është pikë reference për botën e futbollit dhe për ne si trajner. Ai ka cilësi dhe përvojë për t’i drejtuar klubet më të mëdha në botë, si p.sh PSG-në”, ka thënë Emery.

“E admiroj si trajner dhe si person. Ai e ka frymëzuar sportin e futbollit”, shtoi ai.