Ja sa para i ndanë Ministria e Kulturës për boksieren, Donjeta Sadikun

Sport April 21, 2018 - 18:28
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me bpksieren, Donjeta Sadiku., transmeton "Zëri.info".

Në komunikatë për media nga ministria e Kulturës, thuhet se mbështetja financiare për sportisten Sadiku në vlerën prej 12 mijë e 300 euro, bëhet për shpenzimet e përgatitjes së sportistes për Kampionatin Botëror në Nju Delhi-Indi.

Ministri Gashi tha se angazhimi i tij për të mbështetur sportistët nuk do të ndalet dhe se kjo bëhet me qëllim të përkrahjes së talenteve të rinj të cilët me punën e tyre të suksesshme, po arrijnë që të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në mënyrë të denjë nëpër kampionate të ndryshme ndërkombëtare. 

Ndërkaq, sportistja Donjeta Sadiku, falënderoi ministrin Gashi për mbështetjen e tij dhe tha se ajo do të punojë maksimalisht që nga Kampionati Botëror në Nju Delhi-Indi, të kthehet me medalje. /Zëri/