Kampioni vazhdon me fitore

Sport April 21, 2018 - 18:09
Kampioni i Bundesligës vazhdon me fitore

Kampioni i Bundesligës Bayern Munich e ka mposhtur Hannoverin në udhëtim të shtunën pasdite.

Bayern Munich, që para dy javëve e siguroi edhe matematikisht titullin e gjashtë më radhë dhe të 28-tin në histori të Bundesligës, sot me lehtësi shënoi fitore 2-0 ndaj Hannoverit, raporton Gazeta Express.

Thomas Muller (57), Robert Lewandowski (73) dhe Rudy (89) u përkujdesen që kampioni ta arrijë fitoren e 25-të pas 31 javëve në ligen elitare gjermane.

Bayern ka 78 pikë në vendin e parë ndërsa Hannoveri ndodhen në pozitën e 13-të me 36 pikë.