Erza Muminoviq e fiton medaljen e bronztë në Çeki

Sport April 21, 2018 - 18:07
Edhe një fitore në xhudo nga kosovarët

Erza Muminoviq e ka fituar medaljen e bronztë sot në Kupën Evropiane për kadetë në Çeki.

Këtë medalje ajo e siguroi pasi mposhti xhudisten nga Mali i Zi, Ivana Nikoliq.

Në kategorinë 44 kilogramë, ajo arriti të shkojë deri në gjysmëfinale, ku u mposht nga garuesja turke Merve Azak.

Trajneri Driton Kuka ka treguar se për herë të parë në një garë kaq të madhe morën pjesë edhe Dardan Cena e Arbër Nikqi, që pësuan humbje që në meçet e para të tyre.

“Për meshkuj sot garuan Dardan Cena kategoria 50 kilogramë që humbi në xhiron e parë, si dhe Arbër Nikqi kategoria 60 kilogramë që poashtu pësoi në xhiron e parë. Dardani e Arbëri e kishin paraqitjen e parë në gara serioze. Pasdite për medalje të bronztë do të luftojë Erza, e cila e vetme po lufton për kualifikim në Lojërat Olimpike për të rinj. Nesër do të paraqitet Fationa Kasapi në kategorinë 57 kg”, ka shkruar Kuka. /Express/