Formacioni historik i Wengerit te Arsenali

Sport April 20, 2018 - 18:55
Tre tituj të Premierligës dhe shtatë FA Cup janë rezultat i punës 22 vjeçare të Arsene Wenger në krye të Arsenalit.
Trajneri francez sot përmes një komunikate për shtyp, ka njoftuar se në fund të sezonit aventura e tij e gjatë te Arsenali do të përfundojë.
 
Përgjatë këtyre viteve, Wenger ka arritur që një herë ta dërgojë deri në finale të Ligës së Kampionëve Arsenalin, duke u mposhtur 2:1 nga Barcelona.
 
Në këto 22 vite, shumë yje kanë kaluar nëpër duart e Wenger te Arsenal.
 
‘AS’ ka bërë formacionin historik me lojtarët më të mirë që Wenger ka punuar te Arsenal: David Seaman, Ashley Cole, Martin Keown, Kolo Toure, Bacaryn Sagna, Patrick Vieira, Cesc Fabregas, Frederic Ljunberg, Robert Pires, Denis Bergkamp, Thierry Henry.